Nënshkruhet marrëveshja, pritet ndërtimi i rrugëve që lidhin disa fshatra të Kosovës dhe Shqipërisë

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se disa fshatra të thella në brezin kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë, do të lidhen me njëra – tjetrën.

Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot kanë nënshkruar protokollin për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë”, ka thënë Durmishi.

Tutje bëhet e ditur se “Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës. Këto janë fshatrat: Zapod- Kërstec, Pogaj – Gorozhup dhe Dobrunë – Blinishtë ”, ka shkruar Durmishi. /Telegrafi/

Read Previous

Suspendohen një toger dhe një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti

Read Next

KMDLNj: Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në Prishtinë është i papranueshëm