Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci konfirmoi për Telegrafin arrestimin e nëntë doganierëve dhe një polici, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu. /Telegrafi/

Read Previous

Kalaja e Hotit, dikur kontrollonte rrugët tregtare të Shkodrës

Read Next

Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme të Kosovës kundër Zvicrës