Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim Elton (Arif) Arifajn, 36-vjeçar, i cili është i dënuar për “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të arrestohet i riu nga Peja, i cili po kërkohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

/GazetaSinjali/

Read Previous

Reagojnë familjaret për mos-rregullimin e rrethojave të varrezave të martirëve në Çabrat

Read Next

Përgjigjja e Laportës kur pyetet për transferimin e Haaland