Pishina Arbi në Gjakovë në bashkëpunim me federatën e Notit të Kosovës kanë organizuar garat e kërcimeve nga lartësia 10 metra.
Adhuruesit e lartësisë dhe notit nesër duke filluar nga ora 12:00 do të kenë mundësinë që të shohin nga afër këto gara atraktive dhe të freskohen në ambientet e bukura që ofron Pishina Arbi.
Sipas organizatorëve garat do të mbahen në dy konkurenca, pra femra dhe meshkuj. Kërcimet do të mbahen në diciplina të ndryshme si: dallëndyshe, akrobatike dhe ato në këmbë.
Pishina Arbi ka menduar që për fituesin e vendit të parë të ndajë qmimin simbolik prej 300 euro, pastaj për vendin e dytë 200 euro si dhe për vendin e tretë do të ketë kartel gratis për hyrje në Pishin për vitin 2022. Poashtu do të ketë edhe shpërblime të tjera. Andaj ftohen të gjithë të interesuarit që nesër në orën 12:00 të marrin pjesë në këtë garë e cila në vitet e ardhshme do të jetë traditë e pishinës Arbi.https://www.syri-vision.tv/