Nesër në të gjitha institucionet e arsimit të lartë fillon viti i ri akademik 2021/2022. Edhe në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” studentët do të fillojnë me ligjëratat të cilat do të mbahen fizikisht por duke respektuar të gjitha masat anti-covid. Rektori i universitetit Artani Nimani tha që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që viti të fillojë mbarë.
Universiteti gjithashtu ka bërë një hap të madh thotë rektori Nimani drejt digjitalizimit ku janë anëtarsuar në asociacionin e bibliotekave elektronike të botës.
Gjithashtu ai shtoi se programet e reja që janë akredituar janë unike dhe të vetmet në të gjithë Kosovën.
Universiteti i Gjakovës këtë vit ka pranuar 420 studentë në programet e reja të akredituara.