Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja mes Dritës e Prishtinës ka vëmendjen kryesore për shkak se të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë si të barabarta pasi ndeshja paraprake në Lipjan ka përfunduar pa gola e pa fitues.
E përballja tjetër gjysmëfinale që luhet po të mërkurën është derbi lokal mes Ballkanit e Suharekës.
Ballkani është duke e synuar këtë edicion titullin e tretë radhazi në Superligë, ku janë të parët në tabelë, ndërsa, Suhareka po shkon sigurt drejt titullit kampion dhe sigurimit të Superligës për stinorin e ardhshëm.
Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00.
/GazetaSinjali/