Netflix pezullon të gjitha projektet nga Rusia

Netflix ka ndërprerë të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Variety. Gjiganti i transmetimit tha se po vlerësonte ndikimin e ngjarjeve aktuale.

The Walt Disney Company njoftoi se në mënyrë të ngjashme do të ndalojë të gjitha shfaqjet teatrale në Rusi, duke përfshirë “Turning Red” të Pixar, që do të jepet premierë në vend më 10 Mars. Disa orë pas, Warner Bros ndaloi publikimin e “The Batman”.

Festivali i Filmit në Kanë njoftoi të martën se nuk do të mirëpresë asnjë delegacion rus ose pjesëmarrës me lidhje me qeverinë, ndërsa Festivali i Serive Mania dhe MipTV thanë se nuk do të ketë një prani ruse në ngjarjet e tyre përkatëse. /KultPlus.com

Read Previous

Von Cramon në Mitrovicë: Nuk shohim asnjë tregues të ndonjë provokimi nga asnjëra anë

Read Next

Vetëvaret një person në një hotel në Gjakovë