Nga 15 tetori në Gjakovë fillon ngrohja me biomasë

Nga 15 tetori në Gjakovë fillon ngrohja me biomasë, një risi të tillë, drejtoresha e kësaj ndërmarrje e vlerësoi si të dobishme në shumë aspekte.

Ndër të tjera ajo shtoi se çmimi i pagesës për ngrohje pritet të mbetet i njëjti.

Teksa përmendi edhe pjesët në të cilat do të aplikohet ngrohja, Dulatahu Skivjani potencoi se furnizimi me ngrohje do të bëhet 24 orë.

Ajo gjithashtu falënderoi konsumatorët e rregullt që i kanë shlyer borxhet e ngrohjes me kohë, duke apeluar tek borxhlinjët aktual që të  shlyejnë borgjet e mbetura dhe se çdo qytetarë në mënyrë vullnetare mund të sjellë degë të drurit apo mbetje të tij në ngrohtore, të cilat në vend se të eleminohen përmes djegies, do të shfrytëzohen për ngrohje.

Read Previous

​Vitia: 93% të të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

Read Next

Boksierja 18-vjeçare ndërron jetë 4 ditë pas humbjes me KO në ring