Që nga janari e deri në fillim të dhjetorit, Klinika e Gjinekologjisë ka pasur 7 mijë e 253 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë mbi 2800, ndërsa pjesa tjetër ka qenë me lindje normale.
Këto të statistika i ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, teksa ka thënë se prej tyre janë 3675 meshkuj dhe 3787 femra.
Ndrejaj, ka thënë se kjo shifër nuk ka shumë dallime nga vitet paraprake sa i përket ardhjes së foshnjave në jetë. Në këtë klinikë kanë lindur binjakë e trinjakë.
“Numri i lindjeve deri më sot është 7253 lindje gjithsej duke marr për bazë me numrin e lindjeve paraprake është numër që sillet njëjte po thuajse nuk kemi ndonjë rënie apo ngritje të lindjeve ndërsa prej tyre numri i lindjeve është 3675 meshkuj dhe 3787 femra, me lindje me binjak janë 215 ndërsa me trinjak 9 lindje prej numrit të përgjithshëm të lindjeve me prerje cezariane janë kryer 2802 lindje”, ka thënë Ndrejaj.
Ndonëse numri i lindjeve me prerje cezariane është shtuar viteve të fundit, Ndrejaj nuk e sheh shumë të shëndetshme. Thotë se nga lindja normale, pasojat janë më të pakta./Reporteri.net/