Nga mbijetesa te ambicia për Premier Ligë, Lampard transformon Coventryn

Image credit: Bradley Collyer/PA via AP

Nga zona e rënies në konkurrencën e playoff-it. Coventry është ekipi në formë në Championshipin anglez dhe shumë nga meritat i shkojnë Frank Lampard.

Me mbërritjen në nëntor, trajneri anglez ka kthyer fatin e një klubi që ishte në vendet më të ulëta të tabelës, duke i çuar ata të arrijnë rezultate vërtet të jashtëzakonshme: nga 18 janari e deri më sot, ka pasur nëntë fitore dhe një humbje, kundër liderëve të ligës, Leeds.

Lampard bëri debutimin e tij më 30 nëntor me një barazim në shtëpi kundër Cardiff-it, më pas filloi të grumbullonte pikë pas pike deri sa arriti në vendin e pestë me 56 pikë.

Në vitin 2025, ata janë bërë padyshim skuadra për t’u mposhtur dhe tani asgjë nuk është jashtë mundësive të tyre, përfshirë një promovimi në Premierligë që do të ishte vërtet i çmendur. Klubi ka munguar në Premier League që nga viti 2000/01 dhe ndërkohë ka përjetuar edhe ferrin e Ligës së Dytë, niveli i katërt anglez. /GazetaBlic Sport

Read Previous

TikTok përforcon masat për adoleshentët

Read Next

Kurti kujton demonstratat e 1981-s: Rebelimi i studentëve u kthye në inspirim për një rezistencë gjithëpopullore