Nga Presidenca reagojnë pas deklaratës së Lavrov se Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se akuzat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov, se Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë janë të rreme.

Ai në Twitter ka shkruar se deklarata të tilla janë pjesë e fushatës së Rusisë me qëllim të justifikimit të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

“Akuza e rreme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, se Kosova po siguron mercenarë në Donbass, është pjesë përbërëse e fushatës dezinformuese që kërkon të justifikojë agresionin ushtarak kundër Ukrainës”, shkruan ai.

Tutje Vela ka shtuar se Kosova qëndron me aleatët e saj dhe Ukrainën, shkruan Paparaci.

“Kosova qëndron me aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, përfundoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv, në një konferencë për media sot ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.

“Rusia kujdesshëm është duke i kontrolluar informacionet që thonë se mercenarët janë duke u rekrutuar në Donbas nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja”, ka pretenduar Lavrov, në konferencën e përbashkët me kryediplomatin grek, Nikos Dendias./Paparaci/

Read Previous

Policia apelon për bashkëpunim, çdo rast trajtohet me seriozitet

Read Next

Aksident trafiku në Bllokun e Ri në Gjakovë, 2 të lënduar