“Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë ende në fazën e testimit

Esat Resyli, është banor i qyetit të Gjakovës. Hallin që e ka për mosfunksionalizimin e sistemit të ngrohtores nuk po heziton që ta ndaj edhe me mediumin tonë. Resyli si shfrytëzues i ngrohjes së qytetit thotë se në kohën kur kishim më së shumti nevojë  për të, ajo ndaloi së funksionuari.

Pikërisht kjo është arsyeja që ne u drejtuam për në ndërmarrjen publike “Ngrohtorja e Qytetit”. Kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje, Albana Dylatahu-Skivjani, tha se akoma jemi në fazën e testimit, vazhdojmë tw  kemi probleme në rregullimin e rrjetit.

Dylatahu-Skivjani ka përmendur edhe pandeminë, si një arsye që ka pasur ndikim në ngadalësimin e punës në përgjithësi.

Read Previous

Disa projekte për zhvillimin e turizmit në Gjakovë

Read Next

Dëmtohen disa varreza në Mejë, familjarët të zhgënjyer me qeveritë e pasluftës