Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur tubim me zgjedhësit e tyre në komunën e Gjakovës.
Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha theksoi se Violeta Dema, Flamur Godeni, Bedri Muhadri janë disa nga kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie. Hoxha gjithashtu tregoi disa nga prioritetet e Nismës Socialdemokrate.
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate theksoi se populli duhet t’i përkrahë këta kandidatë për deputetë pasi janë të denjë për t’i përfaqësuar në parlament.
Limaj theksoi se numri 121 është numri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm i një brigade.