Në orët e pasditës së sotme në qytetin e Gjakovës, dyshohet se ka ndodhur një tentim për vetëvrasje.
Përmes telefonit për Tv Syrin, Drejtori i Drejtorisë të policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka bërë të ditur se një 45 vjeçar dyshohet se ka tentuar të vetëvritet. https://www.syri-vision.tv/
Bashkëngjitur gjeni komunikatën e plotë të policisë:
Policia e Kosovës sot në orët e pasditës (rreth ores 13:46) ka pranuar nje informatë gë dyshohet për vetëvrasje ne Rr. “Zoja e Madhe”, në Shkugëz-Gjakovë. https://www.syri-vision.tv/
Ambulanca dhe njësitet policore kanë dalur në këtë lokacion.Nga informatat e para policia njofton TV Syrin se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore rreth 45 vjeç i cili është gjetur me një plagë në kokë që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit, në afërsi është gjetur një pistoletë dhe një veturë e parkuar.
Gjendja e tij është e rëndë dhe i njëjti pritet të identifikohet. Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet tjera relevante po merren me hetimin e rastit, bënë të ditur Drejtori i Drejtorisë të policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta.
Për më shumë do tu mbajmë të informuar.https://www.syri-vision.tv/