Një burrë rrahë dy vajzat e tij në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej të cilave është ende e mitur.

Për shkak të dhunës, vajzat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në fjalë është raportuar në polici mbrëmjen e 2 prillit, rreth orës 23:00.

Read Previous

​Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Read Next

Vdekje e dyshimtë në Gjilan