Një grua në Gjakovë ka bërë vetëvrasje duke u varur në banjon e banesës, ka njoftuar policia e Kosovës për TV Syrin.
Njoftimi i plotë:
Sot më datë 11.04.2022 rreth orës 11:00, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar njoftim se në rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjarët një person i gjinisë femrore e varur në banjon e banesës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall.
Sipas tyre e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestarë ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimes të dërgohet në IML për oduksion, njoftoj për Tv Syrin, Nysret Xhurkaj, Zëdhënës për informim në Drejtorin rajonale të policisë në Gjakovë.