Një burrë i moshës 59 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmë në fshatin Kjevë të Malishevës pasi është goditur nga një veturë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj për TV Syrin
Policia e Kosovës, përcjellë TV Syri, më datë 19.02.2022 ( dje) rreth orës 21:30 është njoftuar se në fshatin Kijevë – KK. Malishevë ka ndodhë aksident komunikacioni me fatalitet, të përfshirë një automjet civil dhe një këmbësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari me inicialet E.U, i lindur në vitin 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij VW-Tiguan në rrugën kryesore të fshatit Kijevë, në drejtim të fshatit Cerravik, dhe kur ka arritur në breg të fshatit Kijevë, duke mos iu përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave të rrugës, e ka goditur këmbësorin me pjesën ballore te anës se djathtë të makinës i cili në momentin kritik kishte qenë duke ecur në skaj të rrugës në anën e djathtë, dhe si pasoje e goditjes fatale viktima humb jetën në vend ngjarje.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malisheve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër te prokurorit viktima dërgohet për autopsi , ndërsa i dyshuarin ndalohet ne ndslim policor prej 48 orësh, njofton zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj për TV Syrin