Nuk ka rëndësi për kë votojmë, por duhet të shkojmë të tregojmë vullnetin tonë.
Vota jonë është zëri, e ardhmja dhe më e rëndësishmja e drejta jonë legjitime.
Çdo përqindje që rritet e abstenimit nga e drejta e votës, i bën më të mbrojtur drejtuesit dhe politikanët e pasinqertë qendrorë e vendorë. Sot më shumë se kurrë është koha kur duhet të kërkojmë nga politikanët e drejtuesit tanë publikë të tregojnë dhe të marrin përsipër përgjegjësi.
Të mos votosh nuk është zgjidhje dhe as zgjedhje. Ne e kemi obligim moral për pasardhësit për t’ju ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe për paraardhësit sepse ata kanë luftuar, protestuar, janë vrarë për ta fituar këtë të drejtë!
Andaj një këshillë për ju: VOTONI!
Një këshillë për sovranin: VOTO!