Një komb në ndryshim, foto nga Amerika e shekullit XX

Anëtarët e një bande mafioze me armë në duar, Roosevelt-i duke mbajtur një fjalim dhe gra duke pozuar në Grand Canyon. Të gjitha këto, janë skena të Amerikës së shekullit XX që Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, ka vendosur t’i publikojë në një botim enciklopedik, “Kartolina me fotografi reale: Fotografitë e një kombi në ndryshim”.

Kompania Eastman Kodak, prezantoi në vitin 1903 një aparat fotografik portativ me një negativ në madhësinë e kartolinës që mund të printonte drejtpërdrejt në një kartë bosh. Këto lloj fotografish që ngjasojnë me kartolina, u përhapën shumë anembanë Shteteve të Bashkuara rreth fundit të shekullit të 20-të.

Janë 317 fotografi të vjetra që përcjellin përmes imazhit, histori të vërteta dhe stilin e jetës në të gjithë Amerikën e shekullit të kaluar.  

/A2CNN/

Read Previous

Vonesa gjuhësore te fëmijët/ Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Read Next

Lazio e vendos çmimin e kartonit të Vedat Muriqit