Ndër shakatë më të suksesshme në histori, nuk mund të mos përmendet 1 Prilli 1957 kur dikush organizoi një nga genjeshtrat më qesharake të prillit te organizuar ndonjëherë. Atë ditë, në fakt, televizioni britanik transmetoi një video të një plantacioni zviceran të specializuar në prodhimin e spagetit! Video u prezantua nga një gazetar i famshëm i viteve ’50, Richard Dimbleby, dhe tregonte plantacjonin e makaronave në një qytet të vogël në jug të Ticinos.
Në video kishte një shpjegim të hollësishëm të rritjes, lulëzimit dhe korrjes së pemës. Një grua nga Kantoni i Ticinos shfaqet duke marrë spageti nga pema dhe t’i thante në diell për t’i konsumuar ato me familjen e saj. BBC raportoi se menjëherë pas transmetimit, kishte marrë shumë telefonata nga audienca te interesuar për të blerë pemën e makaronave.
Transmetuesi anglez iu përgjigj të gjithëve një ditë pas transmetimit, duke thënë se mjaftonte të vendosje makaronat në një kavanoz qelqi me pak domate për të marrë bimën. Suksesi i shakasë ishte i menjëhershëm, gjithashtu sepse në vitet 1950 spaghetti në Britaninë e Madhe nuk ishte aq i përhapur dhe përfaqësonte një pjatë ekzotike, kështu që shumica e britanikëve menduan se ekzistonte vërtet një pemë që prodhonte spageti të shijshëm.
Një pemë që prodhonte spageti të shijshëm? Gëzuar 1 Prilli i 1957-ës