Me datë 23.04.2022, Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” kërkon ndihmë një person që ka tentuar të vetëvritej.
Patrulla policore ka shkuar në spital dhe nga personeli mjekësor ka pranuar raport mbi gjendjen e rëndë shëndetësore, pasiqë i njëjti kishte përdorur një sasi të madhe të medikamenteve (ilaçe që dyshohen të jenë të llojit “Xanax).
Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore te cilët kanë dalur menjëherë në vendngjarje.
Viktima pasi ka pranuar tretman mjekësorë është hospitalizuar ne repartin intenziv të të njejtit spital.
Rasti aktualisht është nën hetime.