Më datë 20.07.2021 rreth ores 22:30 në stacioni policor është informuar për tentim vetvrasje në lagjen “Orize”. të komunës së Gjakovës.
Në raport thuhej se: “Viktima ka tentuar të bëje vetëvrasje përmes një kabllo elektrike të cilën e kishte lidhur në ballkon të katit të parë, mirëpo është vërejtur nga dëshmitari, djali i tij i cili ka arritur që të këput kabllon dhe ta shpëtojë viktimën.Në këtë rast viktima kishte rënë nga shkallët që qojnë në podrumin e shtëpisë dhe kishte pësuar disa lëndime të lehta trupore. Viktima është marrë nga ambulanca dhe tani gjendet në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalur në vendngjarje.”Komunikatë nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
Hetimet vazhdojnë në vijimësi të rastit.