Një skenë e pabesueshme në Mynih

36-vjeçari Sven Ulreich është historia kryesore e ndeshjes së parë të 1/8-tës në Ligën së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, edhe pse nuk luajti nasnjë minutë.

Ulreich ka qenë një mbështetës besnik i Manuel Neuerit të paprekshëm për dhjetë vjet, dhe tani është portieri i tretë i Bavarezëve.

Ai ishte i regjistruar për ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Leverkusenit, por e ka ndjekur me rroba civile, nga tribunat.

Por, më pas në minutën e 58-të, Neuer u dëmtua, teksa po vraponte për të festuar golin e tretë të Bayernit. Ai u zëvendësua nga Jonas Urbig, por Bayern mbeti pa një portier rezervë.

Kjo është arsyeja pse Ulreichut iu desh të zbriste urgjentisht nga tribuna në stol, të ndërronte rrobat dhe të kthehej nga spektatori në një rezervë të Bayernit.

Fotot e Ulreich, fillimisht në tribunat e stadiumit të Bayernit me veshje të rastësishme, dhe më pas me veshje të Bavarezëve ulur në stol, u bënë virale. /Telegrafi/

Image

Read Previous

Zelensky: Brenda hotelit që u sulmua nga Rusia pati edhe vullnetarë amerikanë dhe britanikë

Read Next

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në kufirin verior të Kosovës