Në stacionin policor një qytetar sot rreth orës 08:30 ka raportuar për ngacmimin që i është bërë ndaj vajzës së tij në një nga ambientet shkollore në Gjakovë. Personi i dyshuar për ngacmim, sipas babait të vajzës është punëtor në bufenë e kësaj shkolle.
Raporti i plotë i policisë:
“Sot rreth orës 08:30 një qytetar ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është ngacmuar, në një shkollë në Gjakovë, nga një person i rritur, i cili punon në bufenë e shkollës. Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual”, përderisa jemi në kërkim të të dyshuarit.“