Njësi të KFOR-it e EULEX-it monitorojnë nga afër situatën në Zubin Potokut

KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.

Dhjetëra vetura të KFOR-it në hyrje të Zubin Potokut po monitorojnë situatën nga afër, raporton RTK.

Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ndryshe në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi./telegrafi/

Read Previous

Kurti: Institucionet tona sanuan në kohë rekord dëmin në Ibër-Lepenc

Read Next

Katër gjigantë evropian duan Donnarumman pas problemeve me PSG-në rreth kontratës së re