Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë intensifikon masat për siguri në trafik

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke zbatuar në vazhdimësi plane operative, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, bazuar në analizën e situatës në trafik dhe planifikimet vjetore.

Fokusi kryesor është parandalimi i shkeljeve më të rrezikshme në komunikacionin rrugor, si:tejkalimi i shpejtësisë së lejuar,përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,mosrespektimi i sinjalizimit dhe përparësisë,tejkalime në vende të ndaluara, ngasja nën ndikimin e alkoolit,mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe transporti i pasigurt i fëmijëve etj.

Nga 1 janari deri më 9 prill 2025, janë shqiptuar 11 969 gjoba, janë sekuestruar 522 patentë shoferë si masë mbrojtëse dhe janë mbajtur 5 ligjërata në shkolla në kuadër të planit “Siguria e nxënësve në rrugë”.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është vërejtur përmirësim i ndjeshëm në aspektin e sigurisë në rrugë:

▪︎ aksidentet me lëndime trupore janë ulur me 28%,

▪︎ numri i të lënduarve ka rënë me 26%,

▪︎ aksidentet me dëme materiale janë zvogëluar me 21%,

▪︎ numri total i aksidenteve është ulur për 27%.

Këto rezultate dëshmojnë efektshmërinë e masave parandaluese dhe rritjen e vetëdijes në trafik. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me përkushtim patrullimet dhe aktivitetet edukative, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.

Read Previous

Rekordi historik për arin

Read Next

ZRRE miraton kërkesat e kompanive energjetike