NjSI përfundon trajnimin SWAT të udhëhequr nga SHBA-ja

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) e Policisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses një trajnim pesë-javor intensiv të llojit SWAT, organizuar dhe udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Departamentit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Në një njoftimi zyrtar, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përgëzuar pjesëtarët e NjSI për përfundimin me sukses të këtij kursi të specializuar, duke nënvizuar se përgatitja e tyre është dëshmi e përkushtimit për sigurinë dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /GazetaSinjali/

Read Previous

BE: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Read Next

Cana: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikim negativ në sektorin e prodhimit