Nuk janë deponi të mbeturinave por trajtohen si të tilla

Këto hapësira nuk janë të destinuara për tu mbushur me mbeturina por kështu po ndodhë. Urat, konsiderohen si pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjakovës por si të tilla nuk po ruhen nga disa qytetarë, të cilët po hedhin mbeturina të panumërta në afërësi të tyre duke dëmtuar kështu shtratin e lumit por edhe duke i dhënë një imazh aspak të mirë këtyre pjesëve.

Menaxheri i operativës në KRM “Çabrati”, Xhelal Bellaja ka thënë se “Ne kujdesimi në vazhdimësi për këto vende, por janë edhe qytetarët ata që duhet të vetëdijësohen, mbeturinat t’i hedhin në vendet përkatëse në kontinjerë apo shportë mbeturinash”.

Këto janë vetëm tri nga urat të cilat ne i vizituam nga afër dhe hasëm në një sasi të madhe të mbeturinave. Është mirë që qytetarët të mos hezitojnë e të thërrasin në numrin zyrtar të KRM “Çabrati” e jo të ndotin mjedisin, në përgjithësi duke vepruar në mënyrë të gabuar, thonë përfaqësues të kësaj kompanie.

Read Previous

SBASHK-u: Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata

Read Next

Zyrtare: Barcelona emëron Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm