Numri i rasteve pozitive me Covid-19 është duke u rritur ndjeshëm, mirëpo kjo ende nuk ka reflektuar në masë të madhe në institucionet arsimore në komunën e Gjakovës, keshtu shprehet drejtori i arsimit Gjevalin Nikollbibaj.
Se a ka pasur rritje të rasteve me Covid- 19 në shkolla fillore dhe të mesme, dhe me cfarë skenari po zhvillohet mësimi, shpjegon tutje Nikollbibaj.
Poashtu drejtori i arsimit, Gjevalin Nikollbibaj na njoftoi edhe me shifrat e të infektuarve në arsim që nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani.
Mirëpo drejtori bëri thirrje që masat mbrojtëse anti-covid të respektohen duke mundësuar kështu një process mësimor të sigurtë dhe të frytshëm.