Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale.
Deputetët e opozitës të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat nga LVV-ja ishin kundër.
Po ashtu, nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje ka abstenuar.
Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.
Iniciator i këtij ligji ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.