Në përfundim të merkatos, Barcelona realizoi vetëm një transfer të madh: Dani Olmo.
Hans-Dieter Flick i besoi gardës së vjetër kundër Valladolid, një strategji që ishte kritikuar vitin e kaluar, por që ka treguar vendimtaritet këtë sezon.
Lojtari më i mirë i Blaugranas është padyshim Raphinha, i cili shënoi një tregolësh në fitoren 7-0. Sulmuesi brazilian i krahut është një nga lojtarët që po fiton një vend në formacionin titullar me paraqitje të shkëlqyera gjatë këtyre javëve të para.
Pas ndeshjes, Raphinha tha: “Kjo ndeshje na mësoi se nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë. Jemi në formë të shkëlqyer. Skuadra po punon shumë fort dhe rezultati tregon sa mirë po punojmë.” /Telesport.al/