Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë, vdes edhe foshnja e saj

Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP.

Por ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin – dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj – thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani!”

Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, ka bërë të ditur kirurgu.

/Telegrafi/

Read Previous

Haxhiu për aksionin “Pika”: Në të kaluarën, drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim

Read Next

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Provat kundër Gucatit dhe Haradinajt janë shumë bindëse