Ditë më parë ka filluar testimi për Covid- 19 në disa shkolla të mesme të komunës së Gjakovës.
Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj tregon si po shkon ky proces, si dhe sa është numri i të infektuarëve për momentin.
Aktualisht numri i pacientëve që po trajtohen për Covid- 19 në spitalin “Isa Grezda” është 50, prej të cilëve 29 janë pozitivë, 9 negativ, dhe 12 ende të pakonfirmuar, thuhet në raportin e datës 17 shkurt të këtij spitali.