Numri i personave të infektuar me Covid-19 në mbarë vendin po rritet dita-ditës. Megjithatë, përkundër numrit të madh të mësimdhënësve e nxënësve të shkollave në Gjakovë, numri i atyre që rezultojnë pozitiv vazhdon të mos jetë shumë i lartë, thekson drejtori i arsimit, Gjevalin Nikollbibaj.
Nikollbibaj potencon se sa i përket materialeve për mbrojtje ndaj Covid-19, aktualisht ka mjaftueshëm nëpër të gjitha shkollat.
Drejtori i drejtorisë komunale të arsimit theksoi se në shkollat e mesme të komunës së Gjakovës po vazhdon testimi për Covid-19 tek të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.