Numri i të infektuarve në shkollat e Gjakovës

Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid 19 në vend, ka filluar të reflektojë edhe në numrin e të infektuarëve në shkollat e Gjakovës. Për numrin aktual të të infektuarëve në të gjitha shkollat, na tregon drejtori i arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj.

“Gjendja momentale në të gjitha shkollave është 5 mësimdhënës të infektuar nëpër shkolla të ndryshme dhe 0 nxënës…”

Drejtoria e arsimit në vazhdimësi kujdeset që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara me materiale higjenike për mbrojtje ndaj virusit covid 19.

Që nga fillimi I pandemisë e deri tani, në shkollat e komunës së Gjakovës covid pozitiv kanë qenë gjithsej 191 mësimdhënës, dhe 72 nxënës, theksoi Nikollbibaj.

Read Previous

​Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të bëhet pa presidentë rrotull

Read Next

​Hoti e Dumoshi përurojnë Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri