Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar sot se të paktën 50,021 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin në tetor të vitit 2023.
“Numri i viktimave nga agresioni izraelit ka arritur në 50,021 martirë dhe 113,274 të plagosur që nga 7 tetori 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, sipas të dhënave nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të territorit, është bërë e ditur se numri kishte kaluar mbi 50,000
Kombet e Bashkuara i kanë konsideruar të besueshme shifrat nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, ky numër është rritur këtë javë pas prishjes së një armëpushimi që ishte mbajtur kryesisht që nga 19 janari. Ministria e Shëndetësisë raportoi të paktën 39 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në 673 që kur Izraeli rifilloi operacionet në territorin palestinez të martën.