Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare në Prizren.
Gjatë ditës së djeshme një femër ka njoftuar policinë se është kanosur nga reja e saj.
“Prizren 07.04.2021 – 18:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga reja e saj e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.