Sot në shkollën Nexhmedin Nixha në Gjakovë është mbajtur një garë shahu për të cilën më detajisht na njofton Adrian Telaku, kryetar i federatës së sportit të shkollave.
“Po mbahet gara e shahut në nivel republike , ku pjesëmarrës janë të gjithë fituesit e regjioneve, janë nxjerrë fituesit e rrethit të parë, tani jemi në rreth të katër…”
Pjesëmarrësit në këtë garë u shprehën të lumtur që patën mundësinë të sfidojnë vetën në lojën e shahut.