Nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” shënuan festën e Pavarsisë me mural dhe ekspozitë

Ky mural tejet domethënës është punuar nga nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” me qëllim të shënimit të Ditës së Pavarsisë së Kosovës. Në këtë mural janë vendosur gjuhët më të vjetra indoevropiane, e në mesin e të cilave qëndron e rënditur edhe gjuha shqipe. Kjo ide për këtë projekt është dhënë nga piktori Gemb Xërxa i cili njëherit është edhe donator. Pedagoge Drita Kamberi në fjalën e saj falenderoi nxënësit që kontribuan në këtë projekt interesant.

Drejtori i shkollës Bedri Cahani përveç fjalëve mirënjohëse për kontributëdhënësit ndau edhe mirënjohje.

Idea për këtë mural është ide e huazuar por shumë domethënëse tha mes tjerash piktori Gemb Xërxa i cili ndau edhe dhurata për nxëënsit që kontribuan.

E në këtë ambient nxënësja Diara Krasniqi për herë të parë shpalosi punimet talentin e shkrirë në art përmes disa punimeve në ekspozitën e quajtur ‘Ngjyrat e shpirtit”.

E një kënd të veçantë nxënësja i ka kushtuar edhe gazetës më të vjetër të botës shqiptare në Amerikë, e cila i ka rezistuar kohës dhe botohet edhe sot, pasi me 15 shkurt ishte edhe 113 vjetori i lindjes së gazetës.

Projekte dhe aktivitetete si këto jashtë korrikulare u vlerësuan nga nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë mjedis.

Read Previous

Mbahet mbledhja me farmacistët për një barnatore kujdestare në Gjakovë

Read Next

Mbahet turneu i shahut “Pavarësia”