O’Brien: SHBA përkrahë fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia ta zbatojnë plotësisht

Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.

/GazetaSinjali/

Read Previous

KEDS vitin e kaluar kapi rreth 7 mijë konsumatorë duke vjedhur rrymë

Read Next

Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë