OBSH: 1 në 4 të rinj në Europë pijnë alkool

OBSH jep alarmin se pothuajse 1 në 4 të rinj në Europë pijnë alkool. Ata thonë se pirja e hershme e alkoolit lidhet me probleme të shëndetit mendorë, arritje të ulta akademike dhe rreziqe të tjera gjatë jetës.

Sipas të dhënave të OBSH-së, një në çdo 11 vdekje në Rajonin Evropian shkaktohet nga përdorimi i alkoolit, duke arritur rreth 800 mijë vdekje në vit. Rajoni përbën gati një të tretën e vdekjeve globale të lidhura me alkoolin.

Është parë që Bashkimi Evropian është zona me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me 7 nga 10 vendet kryesuese për konsum për frymë. Kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve nga alkooli në BE, duke përbërë një të tretën e tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se alkooli është i lidhur me mbi 200 sëmundje e gjendje shëndetësore, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare. Përdorimi i tij dëmton edhe trurin në zhvillim të të rinjve, duke rritur rrezikun për varësi, depresion dhe vetëvrasje.

Në Rajonin Evropian, një në katër vdekje të të rinjve 19-24 vjeç lidhet me konsumimin e alkoolit. Çdo ditë, mbi 2100 persona humbin jetën nga pasojat e alkoolit./Sinjali

Read Previous

Zelensky: Takim i shkëlqyer me Trumpin, shpresojmë të jetë historik

Read Next

Mirësjellja juaj me ChatGPT po i kushton kompanisë miliona dollarë