OBSH: Lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se lufta në Ukrainë  mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e virusit, shkruan CNN.

Rastet në rajon kanë shënuar rënie gjatë javës së kaluar, por ekziston rreziku i rritjes i numrit të viktimave për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se 2 milionëve njerëzve që janë larguar nga vendi.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Vendi ka regjistruar 791,021  raste dhe 8,012 viktima midis 3 dhe 9 marsit, sipas një raporti të OBSH-së.

/abcnews.al

Read Previous

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës

Read Next

Ndërpritet furnizimi me ujë për fshatrat e Rekës së Keqe