OBSH raporton rastin e parë të poliomielitit në 25 vite në Gaza

Rasti i parë i poliomielitit të tipit 2 në 25 vitet e fundit u regjistrua në Rripin e Gazës.

E infektuara është një foshnjë 10 muajshe, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke apeluar për vaksinimin urgjent të të gjitha foshnjave kundër sëmundjes në enklavën palestineze.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një deklaratë se foshnja 10-muajshe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

OBSH ka njoftuar se dy raunde të vaksinimeve kundër poliomielitit në Rripin e Gazës duhet të fillojnë në fund të këtij muaji dhe në shtator. /abcnews.al

Read Previous

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

Read Next

Çmimet e naftës pritet të bien në 80 dollarë për fuçi në vitin 2025