Më shumë se 1900 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas OKB-së, megjithatë shifrat mund të jenë shumë më të larta, shkruan BBC.
Nga 1,982 civilë të vrarë midis 24 shkurtit dhe 14 prillit, 162 ishin fëmijë, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). 2651 civilë të tjerë janë plagosur, mes tyre 256 janë fëmijë.
Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë shkaktuar si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore, sipas OHCHR.
Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin ndaj raporteve për numrin e civilëve të vrarë në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, duke thënë se një ngjarje e tillë ngre “pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës”.
/abcnews.al