OKB: Më shumë se 4.5 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i luftës

Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shumica në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), shkruan CNN.

“Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka shkaktuar viktima civile dhe  ka shkatërruar infrastrukturën duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri, mbrojtje dhe ndihmë”, tha UNHCR në një deklaratë të shtunën.

Polonia ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve, me afro 2.6 milionë. Rumania, Hungaria dhe Moldavia së bashku kanë pranuar rreth 2 milionë refugjatë ukrainas.

/abcnews.al

Read Previous

Ia preu gishtat gruas, arrestohet 36 vjeçari në Kukës

Read Next

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, paraqitet dëshmitari i tetë i mbrojtjes