Operacioni galaktik i Realit; ja pse ka përparësi Haaland dhe jo Mbappé

Erling Haaland (20 vjeç) është një nga “bizhuteritë” e futbollit. Real Madridi po
monitoron çdo hap të tij, aktualisht te Borussia Dortmund, duke pritur momentin e
saktë për të trokitur te klubi verdhezi. Kjo verë mund të jetë koha e duhur. Edhe pse
objektivi kryesor është Kylian Mbappé (22 vjeç), Perez dëshiron të nënshkruajë me
një yll verën që vjen. Dhe, nëse ky opsion ndërlikohet, atëherë do të nisë sulmin për
norvegjezin, siç raportohet nga Josep Pedrerol në “El Chiringuito”.
Aspekti ekonomik do të jetë thelbësor. Nga ky këndvështrim, ardhja e Haaland është
shumë më e realizueshme se ajo e Mbappé. Ylli i Borussia Dortmund ka një vlerë
prej 110 milionë euro, sipas Transfermarkt, larg 180 milionë eurove, sa vlen sulmuesi i
PSG. Edhe pse ato janë vlerësime teorike, llogaritet që Haaland mund të ketë një
çmim më të lartë. Sidoqoftë, klubi është i vetëdijshëm se shpenzimi do të jetë më i
ulët në rastin e norvegjezit sesa të kampionit të botës. Dhe jo vetëm si blerje, por
edhe si pagë. Erling aktualisht është duke tuar rreth 8 milionë euro neto në sezon,
ndërsa Mbappé, më shumë se 22 milionë euro. Një diferencë e dukshme prej 14
milionë euro.

Të dy kanë ambicien për të luajtur me Real Madridin, ndaj do të ishin të gatshëm të
dëgjonin çdo propozim nga klubi i bardhë. Haaland ka miratimin e Dortmundit për
t’u larguar. Siç raporton “AS”, klubi gjerman ka marrëveshje me agjentin e tij, Mino
Raiola, për ta lehtësuar transferimin diku tjetër, nëse dëshiron të ndryshojë skenën.
Në teori, kjo gjendje do të hynte në fuqi në vitin 2022, por situata e keqe sportive
dhe ekonomike (një decit prej 75 milionë euro këtë sezon) mund t’i avancojnë
lëvizjet.
PSG nuk do t’ia bëjë aq të lehtë misionin me Mbappe. Kjo, gjithashtu do të varet
nga qasja e 22-vjeçarit. Bordi drejtues i parizienëve po i ofron atij një kontratë të
shkëlqyer rinovimi, sa Real Madridi nuk mund ta arrijë. Për këtë arsye, nënshkrimi i
tij do të ishte i mundur vetëm në dy raste: e para, nëse sulmuesi vendos të mos
rinovojë me PSG, edhe pse në këtë rast do të kishte më shumë të ngjarë të lëvizte
më 2022 dhe falas; e dyta varet nëse PSG do të shkojë pas Messit për sezonin e
ardhshëm, pasi nuk do të ishte e mundur të paguheshin tri paga të një kalibri të
tillë (duke marrë parasysh edhe Neymar). Çfarëdo që të ndodhë, Real Madridi
gjithmonë do të respektojë mendimin e lojtarit dhe të klubit parizien, me të cilin ka
një marrëdhënie të shkëlqyeshme.
Çfarëdo që të ndodhë, Real Madridi tashmë është duke përgatitur një projekt të ri
dhe gjithçka sillet rreth nënshkrimit të një ylli. Llogaritë këtë vit nuk janë ato të
dëshiruara, por do të bëhet një përpjekje, që pritet të llojë me shitjen e disa
lojtarëve dhe rimbursimin e parave për goditjen e madhe. Gjithçka, me synimin për
të ndërtuar përsëri një ekip galaktik.

Read Previous

Sllovenia nga e shtuna me rregulla të reja për hyrje në vend

Read Next

BAYERN-TIGRES! Formacionet zyrtare, Hansi Flick gjen zëvendësuesin e Muller