Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 29-të do të luhet në mesjavë.
Sa kalojnë xhirot kampionati vazhdon të bëhet edhe më interesant, ku thuajse 90 për qind e skuadrave janë brenda objektivave, përjashtim bën vetëm Feronikeli ’74 që tanimë thuajse mund të quhet skuadër e Ligës së Parë.
Xhiro e 29-të fillon të martën me fillim nga ora 15:00 ku ndeshja e parë luhet mes Dukagjinit dhe Suharekës.
Të mërkurën në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, Ferizaj – Malisheva ku drejtohet nga Genc Nuza dhe Llapi – Feronikeli ’74.
Padyshim që ndeshjet kryesore të kësaj xhiro zhvillohen ditën e enjte.
Drita pret Prishtinën në Gjilan në një sfidë që do të ndajë drejtësinë Alban Shala, derisa sfida tjetër është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit ku do të gjykojë Mervan Bejtullahu.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/