Orari i ndeshjeve të gjysmëfinales në PGL Antwerp Major CS:GO

Është afruar momenti i finales në turneun më të madh të CS:GO, pasi kanë mbetur vetëm katër skuadra në garën për vendin e parë.

Dy ekipet më të mira të botës për momentin Na’Vi dhe FaZe do të kenë mundësi të takohen në finalen e madhe, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre të gjysmëfinales.

Ekipi i cili ka befasuar me suksesin e tyre në këtë katërshe është ekipi rus Spirit, ku bëjnë pjesë shumë lojtarë të ri dhe pa eksperiencë.

Ndeshje fantastike na presin sot (e shtunë) duke filluar nga ora 16:30 ku ndeshen FaZe kundër Spirit, ndërsa në ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja Na’Vi kundër ENCE.

Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e diel duke filluar nga ora 20:00.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.

/Telegrafi/

Read Previous

A mund t’i përmbushë Brazili nevojat e botës për ushqim?

Read Next

Alarmi nga lija e majmunëve, OBSH thërret takim urgjent