Orav: Mbi 880 milionë euro në dispozicion për agjendën e reformave të Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve duke njoftuar se më shumë se 880 milionë euro do të ndahen për zbatimin e Agjendës së Reformës së Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rolin vendimtar të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në forcimin e demokracisë dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

“Sot, në Ditën Botërore të OJQ-ve, ne njohim organizatat që punojnë në interes të publikut, nxisin ndryshime sociale dhe avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien. Shoqëria civile dhe mediat kanë qenë partnerë të paçmuar në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në BE, pasi ato i kuptojnë nevojat dhe pulsin e shoqërisë. Kosova është me fat që i ka”, ka thënë Orav.

Ai gjithashtu pranoi ndikimin e vendimit të SHBA-së për të pezulluar një pjesë të konsiderueshme të ndihmës së saj globale, e cila ndikon në programet e OJQ-ve në Kosovë.

Orav theksoi se Plani i Rritjes së BE-së përfshin 880 milionë euro për reformat e Kosovës, me një parafinancim fillestar deri në 7 për qind të shumës totale, në pritje të ratifikimit parlamentar. /Telegrafi/

Read Previous

NBA | James Harden shkëlqen për t’i dhënë fund serisë së humbjeve të Clippers

Read Next

Ura e Rogovës afër finalizimit