Ordinancat stomatologjike në shkolla ftojnë nxënësit të marrin shërbime

Ordinancat stomatologjike të cilat funksionojnë brenda shkollave janë në funksion të të gjithë nxënësve, por të njejtat duket se shumë pak frekuetohen nga këta të fundit. Janë 5 ordinanca në shkollat si “Yll Morina”, “Zekeria Rexha”, “Mustafa Bakija”, “Mazllum Këpuska” dhe “Fehmi Agani” të cilat janë të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme që një ordinancë duhet të ketë. Hapësira e rezervuar për dentistin në shkollën “Yll Morina” është mjaftueshëm e madhe dhe donacioni i fundit për këtë ordinancë ka rritur cilësinë e shërbimeve këtu.

Nxënësit të cilët marrin shërbime këtu janë të kënaqur me shërbimet dhe kujdesin e infermieres dhe mjekes.

E një hapësirë më të vogël e ka shkolla “Mazllum Këpuska” për këtë veprimtari, edhe këtu drejtori i këtij institucioni thotë që nxënësit kryejnë vizita sistematike pasi edhe stafi i ordinancës vazhdimisht mundohen që në forma të  ndryshme të bëjnë thirrje tek nxënësit që të marrin shërbime në stomatologjinë e shkollës. Ai shton që kjo ordinacë ka nevojë për një karrike stomatologjike të re.

Nxënësi i cili ishte duke marrur shërbime tha që vazhdimisht kujdeset për shëndetin e tij oral, në këtë ordinancë.

Mjeket e stomatologjisë të cilat janë pjesë e shkollave bënë apel tek nxënësit që të marrin shërbime në ordinacat e shkollës pasi janë të pajisuar mirë dhe nuk ju mungon asgjë.

Read Previous

Kulludra sqaron arsyen pse Zyra e Turizmit nuk është e hapur tërë kohën

Read Next

Atleti Tirron Mamusha, regjistron suksesin e radhës